Diana Tahiri u surprizua mbrëmë (e hënë) në spektakël nga motra e saj, Adriana.
Ajo ia kumtoi lajmin se babai i tyre është sëmurë dhe se për këtë dëshiron të largohet nga ky format.
Megjithatë, e njëjta mohoi t’i ketë dhënë një mesazh Dianës përmes faculetës, siç edhe u bë e madhe në rrjet.
Postimi i plotë i së motrës në Instagram:
“Me përgjegjësi të plotë i bëj thirrje produksionit që t’i kthej kamerat. Nuk kam shkruar asnjë germë e vetme për Dianën siç po vërshojnë rrjetet sociale.
Nëse veç një germë ka qenë e shkruar unë jam e gatshme edhe para drejtësisë të përgjigjem nëse unë kam hyrë me letër të shkruar.
Faculetat mi ka dhënë një punëtor aty tre sekonda pa hyrë brenda, dhe kur jam dalë ia kam kthy po atij, dhe ju premtoj se nuk i kam lënë asgjë Dianës në duar.
E di që mendoni lojën por kur është në pyetje shëndeti, çdo gjë tjetër bie poshtë…
E kuptoj Dianën se mund të ketë qenë e hutuar sepse edhe unë isha shumë e emocionuar si ta them atë lajm duke e ditur si e ka dashur konfirmimin për të qenë pjesë e Big Brother. Dikush këtu e ‘përziti’ gjithë këtë histori të një jete, do të bindeni…Me respekt Adriana”.