Anglia “shuplakë” Irlandës, Greqia bën detyrën përballë Finlandës

Kombëtarja e Anglisë ka marrë një fitore të thellë me rezultat 5-0 përballë Irlandës duke mbyllur me sukses fushatën në Ligën e Kombeve.

Të gjithë golat e rrealizuar në këtë takim nga “Tre Luanët” erdhën në pjesën e dytë të ndeshjes. Serinë e golave e hapi Harry Kane (53’), i cili rrealizoi nga pika e bardhë një penallti të fituar nga Jude Bellingham. Pak minuta më vonë gjeti golin edhe Antony Gordon (56’), Conor Gallagher (58’), Jarrod Bowen (76’) dhe Taylor Harwood-Bellis (79’).

Në Grupin 2 të Ligës B edhe Greqia bëri detyrën duke mundur Finlandën. Anastasios Bakasetas rrealizoi në minutën e 52-të, ndërsa golin e dytë e shënoi Christos Tzolis në minutën e 56-të.

Anglia mbyll kështu fushatën e saj në Ligën e Kombeve në krye të Grupit me 15 pikë, po aq sa ka edhe Greqia, e cila mban vendin e dytë falë golaverazhit më të dobët.


Shtuar 17.11.2024 22:11