Pas peshëngritësit Erkand Qerimaj, Izmir Smajlaj është një tjetër sportist shqiptar që do të marrë pjesë në Olimpiadën Tokio 2020 e cila do të zhvillohet në muajin gusht në Japoni, ka qenë vetë Komiteti Olimpik Shqiptar që ka zyrtarizuar gjithçka.
Në një postim në rrjetet sociale KOKSH njofton se Izmir Smajlaj është mes sportistëve që do përfaqësojnë flamurin tonë në olimpiadë.Ai shkon në këtë kompeticion me ftesë. Siç dihet, Smajlaj garon në disiplinën e kërcimit së gjati dhe në të shkuarën edhe shpallur edhe kampion Europe.