Në Zyrih të Zvicrës tifozët e kombëtares së Serbisë kanë djegur një flamur shqiptar në tribunën ku ishin të vendosur në ndeshjen ndaj vendasve, të zhvilluar të premten mbrëma.
Zvicra dhe Serbia zhvilluan ndeshjen e tyre të vlefshme për Ligën A të Nations League në “Letzigrund Stadion”.
Në këtë ndeshje tifozët serb përfituan për të bërë gjeste anti sportive.
Në një moment gjatë ndeshjes, disa tifozë serb vendosen ta djegin një flamur shqiptar, ndërsa nuk kanë munguar as thirrjet anti-shqiptare kohë pak kohe.
Mbetet për tu parë se çfarë dënimi mund të vendosë UEFA ndaj tyre për këtë gjest.