Ledri zbulon të vërtetën e ndarjes: Po të kishte qenë Sara më pak private mund të ishim bashkë

Ledri Vula ka folur për herë të parë për ndarjen nga Sara.

Ai u shpreh në “Mirëmbrëma Yje”, emision i cili moderohet nga Arbana Osmani, se lidhja e tyre ka qenë shumë publike për shkak të tij, por shtoi se nëse Sara do ishte më private ndoshta sot mund të ishin bashkë.

Për ndarjen nga ish-partnerja, Ledri tha se i vjen keq vetëm për Poin!

“Ndoshta po të kishte qenë Sara më pak private, sot mund të kishim qenë bashkë, nuk i dihet. Kur i’a kemi shpjeguar Poit ndarjen, ka qenë pranuese. Ka thënë: ‘Java ime me mamin, java ime me babin’. Më vjen keq vetëm për Poin, për gjë tjetër jo”, u shpreh Ledri.


Shtuar 14.11.2024 21:23