Mëngjesin e sotëm rreth orës 4, Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, ka arrestuar një punonjëse policie të komisariatit të Korçës.
Mësohet se punonjësja e policisë me iniciale L.L, ka qenë në gjendje të dehur në timon, kur ka dalë nga rruga dhe është përplasur me një shtyllë.
Të lidhura
None found
Pasi policia mbërriti në vendin e aksidentit për kryerjen e proçedurave, rezultoi se punonjësja e policisë (jashtë shërbimit me mjetin në pronësi të saj), ka qenë në gjendje të dehur mbi normat e lejuara.
