Nga drejtuesit e fabrikave të përpunimit të vajit të ullirit, ndonëse pohohet se kete vit deri tani rezulton se sasia ullinjve të prodhuar është më e lartë krahasuar me 2023, problem mbetet kostoja e rritur e prodhimit.
Përgjysmimi i rendimentit të prodhimit të ullirit, në raport me vitin e kaluar dhe rritja e shpenzimeve për fuqinë punëtore, janë faktorët kryesorë që kanë ndikuar te shtimi i kostos prodhuese.
Me rritje kostosh nga pagesat e punëtorëve, po përballen si kultivuesit edhe përpunuesit e vajit të ullirit.
Sipas kultivuesve në Berat, nëse vitin e kaluar një vjelës i ullirit paguhej 1,500 maksimumi deri 2,000 lekë dita, kete vit pagesat maksimale kanë arritur nga 2,500 deri në 3,000 lekë dita. Rritja është deri në 34%.
Pagesa e punonjësve të ngarkim shkarkimit dhe stafit të repartit të përpunimit, në fabrikat e përpunimit të ullirit për vaj vitin e kaluar shkonte deri në 2,000 lekë dita.
Kete vit, pagesa për ta është rritur 50%, duke arritur në 3,000 lekë dita.
Por edhe pse pagesat për vjelësit janë rritur, fermerët kultivues të ullirit pohojnë se po hasin vështirësi në gjetjen e tyre për shkak të emigracionit.
Tek disa mosgjetja e punonjësve dhe mospërballimi i shpenzimeve për pagesat e tyre po ndikon negativisht, me lënien e ullirit në pemë, të pavjelë.
Faktori tjetër që ka ndikuar te shtrenjtimi i kostos, është pakësimi i rendimentit prodhues.
Nga temperaturat e lartë gjatë muajve korrik-gusht me pasojë tkurrjen e frutit, ndërsa më tej moti i lagësht në fillim të vjeshtës solli bymimin e kokrrës së ullirit, kanë ndikuar negativisht te rendimenti i prodhimit.
Përfaqësuesit e fabrikave të përpunimit të vajit, thonë se deri tani rezulton se rendimenti është ulur 50% krahasuar me vjet. Por nëse temperaturat e motit do të vijojnë të mbeten të larta, për ta kjo shihet si faktor negativ që do të ndikojë më tej te rendimenti, por edhe te rritja e çmimit.
Në 2022 sipas të dhënave të INSTAT në vend u prodhuan 157,7 mijë ton ullinj. Kjo ishte sasia më e lartë e ullirit të prodhuar që nga viti 2018. Për 2023 sasia e prodhuar e ullinjve arriti në 117,6 ton ullinj.
Krahasuar me 2022 prodhimi i ullinjve ra 25%. 13% e prodhimit të ullinjve për 2023 ishte e përqendruar në Bashkinë e Lushnjes.
E ndjekur nga Elbasani me 7%, në Mallakastër me 7%.
Në Vlorë dhe Fier me përkatësisht 6% dhe 4% e prodhimit, ishte në Bashkinë e Beratit.
Për shkak të copëzimit dhe fragmetizimit të mëdha të ullishtave, 57% e ullinjve të prodhuar është e shpërndarë parcelat në 40 bashki të tjera të Shqipërisë./Monitor