Ditën e sotme, Gjykata ka ndryshuar masat e sigurisë ndaj 7 pedagogëve të Universitetit të Elbasanit, ndërsa e konsideroi të paligjshëm arrestimin nga policia të tyre.
Në seancën për caktimin e masave të sigurisë, Gjykata vendosi detyrim paraqitje për 7 pedagogët dhe arrest me burg për sekserin.
Gjithashtu, për 7 pedagogët Gjykata vendosi pezullim nga funksionet dhe ndalim të daljes jashtë vendit.
Gjykata vendosi që çështjen në fjalë t’ia përcjellë SPAK-ut.
Seanca për vlerësimin e masave të sigurisë nisi në 09:30 në Gjykatën e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan.
Pedagogët dhe sekseri akuzohen për veprat penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” e kryer në bashkëpunim, e parashikuar nga neni 259/1 dhe 25 i Kodit Penal, “Shpërdorim i detyrës” , e parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal. Arrestimi i tyre u krye në 1 Nëntor gjatë operacionit policor të koduar “Teza” që u zhvillua në Fakultetin e Shkencave Sociale dhe Edukimit në Universitetin “Aleksandër Xhuvani”.
Emrat e pedagogëve dhe sekserit
Ornela Bilali, Lënda: Arti dhe krijimtaria në fëmijërinë e hershme.
Zyhra Gripshi, Lënda: Puna me familjen dhe komunitetin.
Adrian Shingjergji, Lënda: Edukimi motorrik dhe lojërat lëvizore.
Beatriçe Gani, Lënda: Të mësuarit nëpërmjet lojës.
Edlira Gugu, Lënda: Letërsi për fëmijë.
Florinda Tarusha, Lënda: Filozofi e edukimit.
Monika Hodaj, Lënda: Edukim gjinor ne fëmijërinë e hershme.
Gazmend Hodaj, sekser.