Protestë ndaj Klan Kosovës, pas hyrjes së ish-bashkëshortit të Drenusha Latifit

Klan Kosova është mbytur nga tymi gjatë ditës së sotme.

Organizata për mbrojtën e të drejtave të grave “QIKA” ka njoftuar se në oborrin e Klanit është hedhur tym. “Nuk mund të normalizoni dhunën ndaj grave”, thuhet në postim.

Ky veprim vjen menjëherë pas hyrjes së bashkëshortit të Drenusha Latifit në “BBVK”, i cili u bë pjesë e shtëpisë më të njohur në puntatën e djeshme.

Big Brother VIP Kosova duhet të mbyllet menjëherë!

Ky program promovon shembuj të përsëritur të dhunës, ngacmimeve seksuale e diskutimeve skajshmërisht seksiste dhe homofobike.

Mbrëmë, publiku u trondit kur produksioni futi në shtëpi një person të denoncuar për dhunë ndaj gruas. Klan Kosova në shërbim të spektaklit e klikimeve i vendosi nën një kulm viktimën dhe dhunuesin. Kjo është e papranueshme dhe nuk do të tolerohet.

Ky vendim jo vetëm që shkel të drejtat e viktimës, por normalizon dhunën ndaj grave.

Ftojmë Komisionin e Pavarur të Mediave të ndërmarrin masa URGJENTE për të ndaluar transmetimin televiziv të këtij programi.


Shtuar 5.11.2024 13:02