Lajme të mira për Silvinjon, Asllani rikthehet në stërvitje

Kristjan Asllani ka kryer dje për herë të parë stërvitje të plotë së bashku me të gjithë grupin e lojtarëve, të cilët nuk luajtën kundër Venecias.

Sipas medieve italiane mesfushori kuqezi ka rikuperuar plotësisht nga dëmtimi në gju ndërsa pritet që të jetë mes të grumbulluarve për ndeshjen e radhës të Interit atë kundër Arsenal.

Ky është një lajm i mirë për Silvinjon, i cili do ta ketë në dispozicion mesfuhsorin për takimet e fundit të vlefshme për Nations League.


Shtuar 5.11.2024 11:45