Grupi hetimor në qytetin e Shkodrës, ka arritur të administrojë të dhëna nga automjeti që atentatorët përdorën në masakrën e Shkodrës, e cila ndodhi pesë ditë më parë në zonën e Dobraçit dhe rezultoi me katër viktima.
Automjeti, i gjetur i djegur disa kilometra larg Dobraçit, është identifikuar si një mjet i vjedhur në prill të këtij viti në qytetin e Durrësit.
Sipas informacioneve, automjeti u vodh më 17 prill, në orët e para të mëngjesit, me një mekanizëm që ende nuk është sqaruar.
Një numër automjetesh të ngjashme janë gjetur edhe në qytete të tjera të vendit, përfshirë kryeqytetin.
Policia e Shkodrës, dyshon se autorët e djegies së automjetit kanë përdorur lëndë djegëse për të siguruar shkrumbimin total të makinës.
Ky automjet kishte targat AB 445 MC, të cilat janë raportuar si të vjedhura nga pronari në qytetin bregdetar.
Megjithëse kanë kaluar disa ditë nga ngjarja, grupi hetimor ende nuk ka identifikuar autorët.
Armët e përdorura gjatë sulmit janë dërguar për ekspertizë, në një përpjekje për të ndihmuar në identifikimin e tyre.