Atentati me tre viktima në Dobraç të Shkodrës, tronditi mbarë opinionin publik. Kujtonë që në këtë attentat mafioz, humbën jetën Hamza Lici dhe Arlind Bushati, si dhe një grua e pafajshme e identifikuar si Flutura Basha, e cila ndodhi rastësisht aty, duke qenë se po udhëtonte me bashkëshortin me motor.
Motra e Flutura Bashës, viktimës, foli në emisionin “me Zemër të ahapur”, duke u shprehur se ajo ishte fatkeqe e ndodhur në kohën dhe vendin e gabuar.
“Fati i saj i keq. Ishte ne vendin e gabuar në kohën e gabuar. Bashkimi është shumë keq. Akoma nuk ka dalë nga gjendja e rrezikut.
Më vjen keq për nënat e viktimave thashw kur mora vesh për viktimat.
Pastaj thanë se ishte edhe një çift, po i thoja tim shoqi mos o zot sikur ta kishim në fis.
Flutura la pas dy vajza dhe një djalë.
Bashkimi merrte 100 mijë lekë pension. Kishte 3-4 muaj që kishte nisur punë sanitare. Ishte e kënaqur me punën.
Vendngjarja nga shtëpia e Fluturës në vijë ajrore, nuk janë as një kilometër larg. Nuk e dimë nëse po ktheheshin në shtëpi apo po shkonin për në punë.
Bashkimi është ende në reanimacion, stafi i spitalit po i rri tek koka. Është në intubim, ka dëmtime gjithkund, vetëm një mrekulli mund ta shpëtojë”, tha ajo.