Opozita proteston sot te Bashkia e Tiranës, kërkohet largimi i Veliajt

Këtë të enjte, opozita do të mbajë protestën e radhës para Bashkisë së Tiranës, ku kërkohet largimi i Veliajt.

Ashtu si edhe në herët e kaluara, protesta është parashikuar që të nisë në orën 11:00.

Prej kohësh opozita, proteston para bashkisë, në shenjë kundërshtie pas arrestimeve për dosjen “5D”, ndërsa kërkojnë dorëheqjen e kryebashkiakut Erion Veliaj, të cilin e akuzojnë si të përfshirë në aferën ”5D” si dhe tek inceneratori i Tiranës.


Shtuar 31.10.2024 08:03