U mbyt nga bashkëshorti në sy të fëmijëve, e ëma tregon telefonatën e fundit me Eleonorën

Nëna e Eleonora Toçit, e cila u mbyt nga bashkëshorti i saj Lulzim Toçi, në banesën e tyre në Itali, ka rrëfyer si mori vesh lajmin tragjik.

Natasha Gjura, ka folur në emisionin “Me zemër të hapur”, ku  ka rrëfyer se kanë qenë familjarët që i kanë treguar se “vajzën ua ka vrarë burri”, duke shtuar se kishin folur me vajzën disa orë para krimit të rëndë.

“Kemi dhimbje të madhe, shkoi në Itali për një jetë më të mirë, këtu nuk kishte kushte.

E morëm vesh kur erdhën njerëzit dhe na treguan ‘vajzën ua ka vrarë burri’. Ma ka treguar vëllai im dhe vëllezërit e burrit. Na e treguan njerëzit e burrit.

Nuk e kisha ndezur televizorin, se kisha punë. Edhe burri ishte në punë.

Në darkë u ulëm të shikonim lajmet, burri i vajzës së madhe na tha ‘të shikojmë filma’, ai e dinte.

Mbrëmjen e krimit kemi folur me vajzën, s`na tha që kishte probleme. Kemi folur me datën 3 tetor, po bënte darkën, kur erdhi burri e mbyllëm telefonin”, shprehet ajo.


Shtuar 30.10.2024 13:54