Protestuesit në Milot e kanë kthyer rrugën në banesën e tyre. Disa protestues janë ulur në asfalt dhe kanë konsumuar darkën e tyre. Një darkë e përbërë nga bukë e djathë. Gjithashtu protestuesit kanë ndezur drurë në rrugë.
Protestues të tjerë në Durrës i kanë vënë zjarrin gomave. Protestuesit në Milot ka bërë thirrje për largimin e “Qeverisë Rama”.
“Duhet të zhduken Edi Rama dhe Partia Socialiste, janë kriminelë. Njerëzit e mirë, të tjerët, janë vëllazën me njëri-tjetrin, socialistë dhe demokratë”, shprehet ai.