Durim Bami flet nga Dubai: Mos më çoni Shqipëri, aty janë 16 persona që duan të më vrasin

Detaje të reja kanë dalë nga arrestimi për herë të dytë i Durim Bamit në Dubai. Durim Bami, u kërkon autoriteteve të Dubait, mos ta dorëzojnë në Shqipëri, pasi sipas tij i rrezikohet seriozisht jeta.

Mbrojtësit e të shumë kërkuarit nga prokuroria e posaçme SPAK, thanë se Bami ju ka renditur autoriteteve në Emiratet e Bashkuara emrat e 16 personave që sipas tij duan ta vrasin në Shqipëri.

Këta emra i kërkuari i ka marrë prej dosjes Metamorfoza, ku protagonistë të krimit të organizuar bënin plane ta eleminimin të tij.

Unë nuk akuzohem për vrasje , ata që janë brenda apo në kërkim janë për vrasje ka pretenduar Durim Bami para autoriteteve të drejtësisë.

Ndërkohë, SPAK dhe Ministria e Brendshme, po lobojnë dhe në rrugë diplomatike për ekstradimin e Bamit në Shqipëri.


Shtuar 29.10.2024 13:08