Skandali te Onkologjiku/ Mjekja Alketa Pere paraqitet në SPAK

Këtë të hënë, Prokuroria e Posacme, vijon marrjen në pyetje të mjekëve të dyshuar për skandalin te Spitali Onkologjk.

Pas mjekut Edmond Gashi, sot ishte radha e mjekejt Alketa Pere. Ajo u pa mëngjesit e kësaj të hënë, të mbërrijë në Prokurorinë e Posacme për t’u marrë në pyetje.

Prokuroria e Posaçme, ka regjistruar procedimin penal për skandalin e spitalit te spitali onkologjik në Tiranë, për 3 vepra penale, duke nisur nga ajo e kontrabandës së ilaçeve, shpërdorimit të detyrës dhe korrupsionit.

Në qershor të këtij viti, ishte Prokuroria e Tiranës që zbuloi një skemë abuzimi me pacientët e sëmurë me tumor në spitalin Onkologjik në kryeqytet, duke caktuar edhe 7 masa sigurie për mjekë dhe personelin e spitalit.

“Arrest në shtëpi” u caktua për mjekun Edmond Gashi, i cili dyshohet se është edhe organizatori i të gjithë skemës.

Për personat e tjerë gjykata e Tiranës me kërkesë të Prokurorisë, vendosi që hetimet të zhvillohen në gjendje të lirë.

Sipas hetimeve, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, mjekët, specialistët dhe kordinatori i spitalit orientonin pacientët e diagnostikuar me sëmundje tumorale në klinikën private, në pronësi të Gashit me qëllime përfitimi.

Gjithashtu, hetimet treguan se në Spitalin Onkologjik u instalua një Aparaturë Kobalto-Terapie për trajtimin e të sëmurëve të diagnostikuar me sëmundje tumorale, por ajo u la jashtë kushteve teknike.

PERSONAT E PERFSHIRE NE SKEMEN E ABUZIMIT

1. Edmond Gashi “Arrest Shtëpie”

2. Alketa Ymeri “Detyrim Paraqitje”

3. Emiljano Lela “Detyrim Paraqitje”

4. Halil Gashi “Detyrim Paraqitje”

5. Florian Marku “Arrest Shtëpie”

6. Brikena Qirjazi “Detyrim Paraqitje”

7. Drilona Kishta, “Detyrim Paraqitje”


Shtuar 28.10.2024 10:53