Einxhel Shkira, ka bërë një rrëfim tronditës mbi atë që ka kaluar në fazat e saj të parë drejt televizionit.
Teksa ishte e ftuar mbrëmjen e kaluar në “Goca dhe Gra”, moderatorja tha se dikush ka tentuar të përfitojë s***sualisht nga ajo, rast të cilin nuk e denoncoi në atë kohë.
“Që në fillimet e mia, besoj se njerëzit e dinë, ose dhe s’e dinë që kjo bota e showbizz-it, kjo fusha që kemi zgjedhur ne është e egër në format e veta dhe si një vajzë e vogël 15-vjeçare që kam dashur të merrem me aktivitete, këto programet kompetitive që kanë qenë, nuk e kam menduar kurrë që dikush që merret me ëndrrat e të rinjve dhe fëmijëve, do të dojë të abuzojë me këto ëndrra.
Kur them ab*zim, e kam fjalën për ab*zim të mirëfilltë për motive përfituese s***suale. Unë si një person shumë i fokusuar te ajo që doja të bëja, nuk kam dashur kurrë të devijojë nga ky rrugëtim.
Po, më ka ndodhur kur kam qenë 15-vjeç. Më ka thënë: ‘Ti nuk di të shijosh jetën’, sepse donte të më jepte alkool. Nuk e kam denoncuar sepse atëherë mendoj se vërtete isha unë ajo që nuk dija të shijoja jetën. Mua më shumë mu bë mësim sesa traumë”.