Nuk flet me babain, Wanda i përgjigjet me foto provokuese (FOTO LAJM)

Wanda Nara i është përgjigjur në mënyrë të tërthortë deklaratës së bujshme të babait të saj.

Në grindjet e dikurshme me Andres, Wanda heshti, por postoi një foto seksi me mbishkrimin: “E marta është kënaqësi të bësh atë që të tjerët menduan se ishte e pamundur për ty. Mirmëngjes të gjithë”.

Gruaja e Mauro Icardit publikoi në Instagram disa foto provokuese me veshje të shtrenjta ku në sy bie fustani i ekzagjeruar që ve në pah gjoksin “bombastik”.

Ditën e djeshme babai i modeles argjentinase, Andres Nara, ka folur për problemet që ka me të bijën e tij.

“Marrëdhënia që kam me Zairan është krejtësisht e ndryshme nga ajo që kam me Wandan. Ishte e thjeshtë dhe me të, por tani ka sjellje tjetër.

“Jam zhgënjyer, pasi ajo është humbur pas parave dhe famës. Do të doja të përballesha me çdokënd që flet keq për të”, – tha Andres.

Marrëdhënia me Wandës me babain e saj ka qenë aq e keqe sa gjyshi nuk i ka parë kurrë mbesat e tij, Isabella dhe Francesca të lindur nga martesa me Icardin.


Shtuar 13.02.2020 13:08