Ndryshimi i orës, akrepat u kthyen 60 minuta pas

Fundjava e ndryshimit të orës ka ardhur. Natën e kaluar, ndërmjet të shtunës 26 Tetor dhe të dielës 27 Tetor, në orën 03:00, akrepat e orës u zhvendosën një orë mbrapa, duke u kthyer në orën 02:00.

Kjo do të thotë se do të flemë një orë më shumë, por gjithashtu nënkupton ditë më të shkurtër. Ora standarde mbetet në fuqi rreth 7 muaj, deri në fundjavën e fundit të Marsit, kur rikthehet ora ditore.

Pse ndodh ndryshimi i orës?

Kalimi nga koha e verës në orën standarde, është një praktikë e përdorur në shumë vende për të optimizuar përdorimin e dritës natyrore. Ideja e kohës së verës, është të shfrytëzoni sa më shumë orët e ditës gjatë muajve të verës, duke lëvizur akrepat me një orë përpara, për të zvogëluar konsumin e energjisë elektrike në orët e mbrëmjes.

Megjithatë, ndërsa vjeshta përparon dhe ditët shkurtohen, avantazhi i energjisë zhduket dhe ne i kthehemi kohës diellore.


Shtuar 27.10.2024 08:36