Parashikimi i motit 27 Tetor 2024/ Temperatura deri në 26 gradë

Ditën e sotme vendi ynë, sipas MeteoAlb do të jetë me alternime kthjellimesh dhe vranësirash të lehta, ku do të karakterizohet kushtet nga vranësira në zonat veriore dhe pjesërisht në qendër megjithatë nuk priten reshje.

Orët e pasdites do të vijojnë nën ndikimin e masave ajrore të qëndrueshme, duke bërë që i gjithë territori të jetë nën mbizotërimin e kthjellimeve dhe vranësirave të shpeshta.

Temperaturat e ajrit do të rriten si në mëngjes edhe në mesditë, duke luhatur vlerat ditore nga 8°C vlera minimale deri në 26°C vlera maksimale në rang territori.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi mbi 30 km/h nga drejtimi Perëndimor, për pasojë në brigjet detare do të gjenerohet dallgëzim i ulët.


Shtuar 27.10.2024 07:51