E rëndë në Malin e Zi/ Gjenden pa jetë vëlla e motër

Një ngjarje e rëndë është regjustruar së fundmi ku një vrasje e dyfishtë ka tronditur Malin e Zi në orët e vona të së premtes (25 tetor).

Vëlla e motër, Milanka dhe Jovan Mad?galj të moshës rreth 50-vjeçare, janë gjetur të vrarë me armë zjarri në banesën e tyre në fshatin Sokolac të Bijelo Polje.
Sipas mediave vendase, vrasësi është përsëritës në kryerjen e veprave penale, ndërsa efektivët e policisë tashme janë në kërkim të tij.
Të gjitha njësitet policore në dispozicion të Qendrës Rajonale të Sigurisë “Veri”, njësitë kundër terrorizmit, qentë e policisë dhe një njësi helikopterësh e MPB-së dhe Ushtrisë së Malit të Zi janë vënë në dispozicion dhe janë duke ndërmarrë operacione intensive për lokalizimin dhe ndalimin e autorit”, tha Administrata e Policisë (UP).


Shtuar 26.10.2024 11:05