Apeli pranë Ligës Profesioniste Franceze i ka dhënë të drejtë Mbappe në kauzën e tij për të marrë edhe 55 milionë euro që refuzon të transferojë PSG.
Siç dihet klubi francez në kontratën që kishte me Mbappe kishte një klauzolë besnikërie, e cila duhej që të shlyhej verën e kaluar. PSG duke parë se Mbappe nuk rinovoi dhe kishte bërë të qartë se vullneti i tij ishte të transferohej në Madrid nuk kaloi kurrë këtë shifër në llogarinë e sulmuesit.
Tani ky i fundit ka dërguar ish-skuadrën e tij në Ligën Profesioniste Franceze, e cila i ka dhënë të drejtë ditën e sotme.
Pas këtij vendimi PSG ka bërë me dije se nuk lëviz qëndrimi i vet dhe se nuk ka ndër mend që të paguajë Mbape pasi ky i fundit edhe pse qëndroi deri në vitin e fundit të kontratës nuk ka drejtë që të kërkojë të ashtuquajtur “bonus besnikërie”.