Veliaj shkarkon 12 drejtorët e Bashkisë Tiranë, mes tyre Ermal Kapllanajn, çfarë ndodhi mes tyre?

Ditën e sotme, kryebashkiaku Erion Veliaj, ka shkarkuar 12 drejtorët e Bashkisë së Tiranës. Disa nga drejtuesit e drejtorive kryesore të Bashkisë së Tiranës, janë zëvendësuar sot me emra të rinj.

Sipas njoftimi zyrtar, vendimi është marrë nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili ka ndryshuar drejtorët e Ujësjellës-Kanalizimeve të Tiranës, Policisë Bashkiake, të Agjencisë për Mbrojtjen e Konsumatorit, të Tirana Parking, të Kopshtit Zoologjik, Qytetit Studenti, si dhe disa prej qendrave sociale dhe muzeumet.

Këto ndryshime, duket se vijnë në kuadër të ristrukturimit të Bashkisë së Tiranës dhe freskimit me emra të rinj në detyrë.

Në mesin e këtyre drejtorëve të shkarkuar figuron dhe kreu i policisë Bashkiake Ermal Kapllnaj, i cili është denoncuar në publik nga opozita e cila e cilëson Kapllanajn si anëtar i “organizatës kriminale të bashkisë së Erion Veliajt”.

Drejtuesi politik i PD-së për Tiranën, Belind Këlliçi, denoncoi më 18 prill nga selia blu se kreu i Policisë Bashkiake të Tiranës, Ermal Kapllanaj, ka biznes të përbashkët me drejtuesin e lartë të Policisë së Shtetit, Ferdinand Mara.

Sipas ish-deputetit në vitin 2016, ata regjistruan si biznesmen babain e Ferdinandit, Bajram Marën dhe Kapllanaj cili u jepte me qira hapësirat atyre që donin të shisnin fruta perime, në tregjet tashmë të miratuara nga Bashkia Tiranë brenda lagjeve.

Këlliçi theksoi se në vitin 2019 hyri në lojë bashkëshortja e Ferdinandit, e cila pse me profesion mësuese shkolle në Tiranë, vendosi të bëhet biznesmene me të njëjtin objekt veprimtarie si vjehrri i saj: Tregëti fruta perime.

“Biznes i cili sipas të dhënave publike të Qendrës Kombëtare të Biznesit ka qarkulluar jo pak, por mbi 600.000 euro në vit. Sigurisht që Ermali nuk mund të mjaftohej me kaq. Në vitin 2020 themelohet kompania FRESHMART me objekt: tregti në tregjet e fruta perimeve”, u shpreh ai.


Shtuar 25.10.2024 13:28