Si po ndryshon tregu i makinave, në epokën post-pandemi?

COVID-19 nuk duket më burimi kryesor i ndërtuesve të automjeteve. Problemi kryesor duket mundësia reale e fitimit të këtyre grupeve industriale.

Në Kinë, shitjet e automjeteve do të kalojnë gjatë këtij viti niveli para pandemisë, por kjo gjë nuk pritet të ndodhë në Shtetet e Bashkuara para vitit 2023, ndërkohë që për Bashkimin Europian një rikthim i tillë nuk parashikohet para vitit 2025.

Një pikëpyetje e madhe sipas analistëve ekonomikë vjen nga kuota e tregut të makinave elektrike, fronti i ri i prodhimit industrial në kë të fushë.

Të gjithë emrat më të fuqishëm në treg, edhe ato më skeptikë në fillim, po projektojnë, ose kanë prezantuar tashmë modelin ose modelet e tyre elektrike, ose të paktën hibride.

Në treg mjetet totalisht elektrike përfaqësojnë më pak se 3 % të totalit. Por një institut si Alix Partners gjykon se kjo fetë torte do të zmadhohet gjatë viteve, nga 11% e vitit 2025 deri tek 24% i parashikuar në 2030. Hibridet ndërkohë mund të arrijnë 67% të tregut po në atë vit. Një kohë jo aq e largët.

Faktorët që ndihmojnë këtë revolucion në prodhimin industrial janë të ndryshëm, nga stimujt ekonomik të qeverive lokale, pritshmëritë pozitive për rritjen ekonomike pas pandemisë por edhe një klimë më e mirë besimi, që shpesh herë bllokon çdo sipërmarrje.

Nuk mungojnë pikëpyetjet, në veçanti për mungesën në tregun ndërkombëtar të materialeve të nevojshme për mjetet, që mund të kufizojë prodhimin.


Shtuar 22.06.2021 15:07