I shënoi gol Atletiko Madridit, Edon Zhegrova feston me plis dhe flamurin shqiptar (VIDEO)

Edon Zhegrova, ka postuar dy foto në “InstaStory”, pas triumfit 1-3 të Lilës në transfertë ndaj Atletiko Madridit, në duelin e vlefshëm për Champions Leaguen.

Ylli shqiptar i Kosovës, shihet duke festuar në dhomat e zhveshjes, teksa mban në kokë një plis me shqiponjën dykrenare.

Ndërkohë, në pamjet e publikuara nga klubi i Lilës në faqen zyrtare, në dhomat e zhveshjes shikohet edhe flamuri shqiptar, teksa edhe shokët e skuadrës së Zhegrovës nuk ngurojnë të bëjnë shqiponjën!

Ylli i Kosovës nuk e nisi këtë takim nga fillimi, por që u fut në minutën e 16-të në fushë në vend të të dëmtuarit Kabela.

Zhegrova regjistroi një tjetër paraqitje mbreslënëse, duke nxjerrë nga repertori i tij një gol spektakolar, teksa la të shtangur portierin Oblak.

Ky gol i Zhegrovës vendosi baraspeshën e përkohshme, ndërkohë që Xhonathan Dejvid, realizoi dopietën që i dha fitoren Lilës.

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by LOSC (@losclive)


Shtuar 24.10.2024 10:21