Vendimi i GJKKO-së/ Kryemadhi: Avokati duhej të kërkonte “arrest me burg” për mua dhe “detyrim paraqitje” për Metën

Monika Kryemadhi deklaroi se avokati Genc Gjokutaj duhej të kishte kërkuar masë sigurie detyrim paraqitje për Ilir Metën dhe arrest në burg për të.

“Avokati Gjokuaj duhej të kërkonte arrest me burg për mua, dhe detyrim paraqitje për Ilir Metën”, tha Kryemadhi.

Ndër të tjera ajo u shpreh se çështja duhej të ishte ndarë.

“Janë absurditete akuzat që i kanë ngritur. Ia kërkova dhe Prokurorisë, çështja duhet të ishte ndarë.

Në një sallë ishte për të na provokuar dhe për show”, tha Kryemadhi.


Shtuar 23.10.2024 18:45