Keni bërë plane për nesër? Ja se çfarë do të ndodhë me temperaurat

Ditën e nesërme, vendi ynë do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike për shkak të masave ajrore të thata me origjinë perëndimore.

Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin përjashtuar vranësirat e pakta të larta dhe transparente.

Era do të fryjë me drejtim nga kuadrati i veriut me shpejtësi mesatare 1-7 m/s shoqëruar me valëzim në dete të forcës 0-1 ballë.

Temperaturat parashikohen:

në zonat malore 5 deri 23°C

në zonat e ulëta 6 deri 28°C

në zonat bregdetare 12 deri 27°C


Shtuar 22.10.2024 16:48

Tags: ,