Vuçiç: Kompromisi, zgjidhja e vetme me Kosovën

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, gjatë fjalës së tij në Kuvend ka folur në lidhje me Kosovën dhe takimin e fundit që pati me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Vuçiç tha se është përpjekur të flasë për shumë temë, por, sipas tij, tema e vetme aty ishte njohja e Kosovës. Më tej, presidenti serb tha se zgjidhja e vetme për këtë temë është kompromisi, por se cili është ai nuk e di.

“Jam përpjekur të flasim për shumë tema. Por jo. Tema e vetme aty ishte ‘kur do ta njohim pavarësinë e Kosovës?’ Kurti më pyeti pesë herë, kur, kur, kur, kur? I thashë ‘Kurrë’.  Është dashur të reagoj ashpër ndaj marrëzive të palës së Prishtinës. Reagova ashpër dhe iu kundërpërgjigjja palës tjetër.

Zgjidhje me kompromise është e vetmja zgjidhje, por kur me pyesni se cili është kompromis ju them se nuk e di, por duhet të vijmë tek kompromisi”, ka thënë ai.

Paraprakisht, Kuvendi i Serbisë miratoi një raport të punës për Zyrën për Kosovën në Qeverinë e Serbisë për periudhën maj 2019-qershor 2021 dhe raportin për procesin e negociatave.

Raporti për negociatat flet për personat të cilët kanë marrë pjesë në negociata, temat e diskutuara në këto negociata dhe ato të cilat janë zbatuar deri më tani./albeu.com


Shtuar 22.06.2021 13:31