Brunilda Haxhiu: Shqipëria ka gati gjysmën e popullsisë së saj në rrezik të varfërisë

Sekretarja për Familjen dhe Kundër Shpopullimit në PL, Brunilda Haxhiu, në një deklaratë për mediat u shpreh se Shqipëria ka gati gjysmën e popullsisë së saj në rrezik të varfërisë, një përqindje shumë më e lartë në krahasim me rajonin dhe bashkimin Europian.

Deklarata e Sekretares për Familjen dhe Kundër Shpopullimit, Znj. Brunilda Haxhiu.

Shqipëria ka gati gjysmën e popullsisë së saj në rrezik të varfërisë, një përqindje shumë më e lartë në krahasim me rajonin dhe bashkimin Europian.

Në Shqipëri varfëria është ekstreme. 31% e asaj qe prodhon ekonomia shqiptare shkon per t`u ushqyer, nga 6.6 % në Europë. Shqiptarët kanë të ardhurat më të ulëta në Europë, por cmimet janë sa në shtetet më të pasura.

Kjo bën që pjesa më e madhe e shpenzimeve të shkojë për t`u ushqyer, duke lënë hapësirë të pakonsiderueshme për shpenzime të tjera si komunikimi, kultura.

Sipas Eurostat, shpenzimet nominale për frymë për ushqime në 2022 ishin 2 mijë euro duke mos pasur ndonjë diferencë të lartë me mesataren e Bashkimit Europian prej rreth 2,300 eurosh.

Shqipëria ka mbetur vendi me të ardhurat më të ulëta për frymë në Europë në raport me prodhimin e brendshëm buto si dhe për konsumin individual për frymë, që është një tregues i mirëqenies materiale.

Të ardhurat për frymë në raport me Prodhimin e Brendshëm Bruto (PBB) ishin sa 34% e mesatares së Bashkimit Europian.

Edhe treguesi tjetër, ai i konsumit individual për frymë, që mat të ardhurat sipas fuqisë blerëse, apo mirëqenien e një familjeje e vendos Shqipërinë në fund, me diferencë të ndjeshme nga rajoni.

Ky tregues është për Shqipërinë sa 40% e mesatares europiane. Pra familjet shqiptare kane mireqenien me te ulet ne rajon.

Ndihma ekonomike qe u jepet familjeve ne rrezik te varferise eshte e mjerueshme, tallese.

Nuk i lejon keto familje te mbijetojne e jo me te jetojne me dinjitet dhe te perfshihen ne shoqeri.

Ende nuk eshte percaktuar minimumi jetik nga institucionet shteterore, ne menyre qe asnje ndihme ekonomike apo pension te mos jete nen kete nivel. Minimumi jetik nga banka boterore eshte percaktuar 16 500 leke.

Asnje pension apo ndihme ekonomike nuk duhet te jete nen kete nivel.

Disa kategori vulnerabel kane mbetur te paperfshira ne skemen e ndihmes sociale. Shume familje jane nxjerre pa te drejte nga kjo skeme dhe kane ngelur te braktisura nga shteti.

60% e familjeve në Shqipëri mund të kenë likuiditet të mjaftueshëm për të kaluar muajin, apo për të bërë aktivitetet e tyre të pritshme.

Por, nëse ato do të përballen me shpenzime të papritura si p.sh. një sëmundje apo problem tjetër, ata nuk do të ishin në gjendje ta përballonin.

Dhe kur te gjithe e dime qe shendetesia falas eshte mashtrimi me i madh i kesaj Qeverie, nuk ka hall me te madh per shqiptaret se sa te perballojne financiarisht nje semundje te befte.

Familjet shqiptare sipas Bankes Botërore mbahen nga paratë që u dërgojnë të afërmit emigrantë.

Në Shqipëri, mesatarisht një familje mori 2 mijë euro në vit, për vitin 2023, duke pasqyruar në mënyrë të dukshme se sa të varfër jemi ne. Sipas hulumtimit 23% e familjeve, rreth 174 mijë familje shqiptare varen nga familjaret e tyre qe jetojne jashte.

Pra nese nuk do te ishin te ardhurat e emigranteve, me shume se gjysma e popullsise shqiptare, e bazuar ne ekonomine e vendit, do te ishte ne varferi ekstreme.

Pensionistet shqiptare, edhe pse kane punuar gjithe jeten e tyre , nuk moshohen dot me dinjitet.

Pensionet e tyre jane qesharake, nuk plotesojne as nevojat me bazike te tyre. Te mos ishte per parate qe u dergojne femijet emigrante, pensionistet nuk do te merrnin dot as ilacet e tyre.

Qeveria nuk i ka rritur pensionet per vite me radhe, ndersa tani ben propagande per nje rritje pensionesh me 700 leke ne muaj.

Familjet qe derguan femijet ne shkolle nuk moren asnje lloj mbeshtetje ekonomike nga shteti per te perballuar shpenzimet e ketij fillim viti arsimor.

Duke menduar se 51 % e familjeve jane ne kufirin e varferise, e kane te veshtire te perballojne koston e materialeve shkollore dhe cantes qe shkojne deri ne 150 000 leke te vjetra per femije. Po familjet me shume femije ?

Te pambeshtetura jane edhe familjet me persona me aftesi te kufizuara, ose me femije te spektrit te autizmit.

Me gjithe varferine e madhe qe e ka kapluar shoqerine shqiptare, keto familje jane te detyruara qe sherbimet per familjaret e tyre ti marrin privatisht, sepse sherbimet shteterore jane te pamundura te aksesohen.

Grate kryefamiljare, jane gladiatoret e verteta te kesaj shoqerie. Te pambeshtetura ekonomikisht, shpesh edhe te pastreha, keto gra jane lene ne meshire te fatit.

8000 gra kryefamiljare perfitojne nga programi i mbeshtetjes sociale, i cili ofron vetem sigurim shendetesor dhe vjetersi pune, ndaj grave qe kane mbi 3 femije, me te voglin mbi tre vjec dhe te mos jene ne marredhenie pune. Te tjerat nuk perfitojne.

Pjesa e mbulimit buxhetor per keto gra arrin deri ne 10 000 leke. Pagese qe eshte nen minimumin jetik dhe nuk i mbulon dot nevojat e ketyre familjeve. ky projekt ka me shume efektin e propagandes sepse ka nje efekt te vonuar ne kohe dhe le pazgjidhur problemet jetike si sigurimi i ushqimit dhe sherbimet baze.

Keto familje kane nevoje per formatimin e paketave te plota mbeshtetese, qe tu mundesoje te gjitha familjeve te rrisin femijet e tyre jashte kushteve ekstreme te varferise.

Partia e Lirise e vlereson Familjen dhe Mireqenien e saj si prioritetin kryesor , ndaj eshte e vendosur te ndjeke politika sociale ne mbeshtetje te familjes, cifteve te reja, nxitjes se lindshmerise, bonusit te bebes, strehimit, kreditimit te te rinjve, mbeshtetjes se PAK.

Ne jemi te sigurt se duke zbutur varferine ne familjet shqipare, do te reduktojme stresin, do te zbusim divorcet dhe dhunen brenda familjes. Te gjithe bashke duhet te forcojme familjen shqiptare duke ndalur varferine ekstreme.


Shtuar 20.10.2024 14:09