Tërmet i fuqishëm 7 ballë në det, paralajmërohet për cunam (FOTO LAJM)

Një tërmet i fuqishëm prej 7.0 shkallë u regjistrua të shtunën afër bregdetit lindor të qytetit Honshu të Japonisë.

Tërmeti i fortë goditi sot Japoninë veriore, duke tronditur ndërtesat e Tokios, duke shkaktuar një paralajmërim për cunam në një pjesë të bregdetit verior. Nuk u raportua paraprakisht për dëme të madha, por disa persona kishin pësuar lëndime të lehta.

Shërbimi Gjeologjik i ShBA-së vendosi forcën e tërmetit në magnitudë 7.0 dhe thellësi në 54 kilometra (33.5 milje). Lëkundja filloi pak para orës 6:10 pasdite.

Tërmeti ishte përqendruar në brigjet e prefekturës Miyagi, në pjesën e thyer të verilindjes së vendit, i cili u dëmtua rëndë gjatë tërmetit të madh dhe cunamit të vitit 2011 që la më shumë se 18,000 njerëz të vdekur.

Shtatë persona raportohet paraprakisht se u plagosën në prefekturën Miyagi, duke përfshirë dy gra të moshuara – njëra që u godit në kokë nga një derë dhe tjetra që u godit në shpatulla nga mobiljet. Transmetuesi japonez, NHK, i paralajmëroi banorët për një cunami prej një metri në prefekturën Miyagi.

Japonia shtrihet në të ashtuquajturën “unazë e zjarrit”, që është zona me aktivitetin më të lartë sizmik në botë, dhe goditet shpesh nga tërmetet.

Në mars të vitit 2011, Japonia u godit nga tërmeti i fuqishëm prej 9.0 shkallësh, Tërmeti Tohoku, i cili shkaktoi edhe cunami të madh dhe la të vdekur rreth 16.000 njerëz.

Zelanda e Re u prek nga një sërë tërmetesh të fuqishme gjatë ditëve të fundit, me epiqendër në det, dy prej të cilëve dhe me madhësi nga 7 deri në 8.1 ballë.

 

 


Shtuar 20.03.2021 16:46