Një 64 vjeçar ka ndërruar jetë ditën e djeshme në një motel në qytetin e Prizrenit. Mësohet se burri ishte në shoqërinë e një gruaje rreth 70-vjeç, por kur emergjenca kishte mbërritur në vendin e ngjarjes, viktima kishte qenë i vetëm në dhomë.
Policia e ka hapur rastin si “vdekje e dyshimtë”, ndërsa mësohet se shenja dhune nuk janë vërejur në trupin e tij.
Megjithatë, prokurori kujdestar ka urdhëruar që trupi i pajetë i tij të dërgohet për obduksion.
Rastin për Gazetën Express e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Prizrenit, togeri Shaban Osmanollaj.
“Rreth orës 12:17 min., policia ka pranuar një informacion nga një ekip e emergjencës se në një motel në Prizren është gjetur një person pa shenja jete. Hetuesit dhe forenzika kanë dalur në vendin e ngjarjes, është informuar Prokurori dhe me urdhër të prokurorit trupi i pajete është dërguar në IML për obduksion”, ka thënë Osmanollaj.
Gruaja që e ka shoqëru në motel të ndjerin është identifikur dhe pritet intervistimi i saj.