Një ngjarje e rëndë është shënuar pasditen e sotme në Shkodër. Një grua 77 vjeçe është gjetur pa shenja jete në në një ullishte të fshatit Drisht në qytetin e Shkodrës.
Sipas njoftimit të policisë e moshuara nuk kishte shenja dhune dhe rezultonte se ishte larguar nga banesa një ditë më parë.
Njoftimi:
Rreth orës 17:10, në fshatin “Drisht”, është gjetur e pajetë dhe pa shënja dhune, në një ullishte shtetasja V. Sh., 77 vjeçe.
Kjo shtetase ishte larguar ditën e djeshme nga banesa.
Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të rastit.