Shërbimi Meteorologjik Ushtarak, bëri të ditur se për ditën e enjte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme, si rezultat i depërtimit të masave ajrore relativisht të lagështa me origjinë jugore.
Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura, si dhe alternime të herëpashershme kthjellimesh (diell).
Të lidhura
None found
Në orët e pasdites dhe mbrëmjes në relievet malore të vendit, do te kemi reshje shiu me intensitet të ulët dhe afatshkurtra. Gjithashtu dhe mjegullinë në orët e mëngjesit përgjatë zonave luginore.
Era do të fryjë me drejtim Juglindje-Jugperëndim me shpejtësi mesatare 1-4 m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe lugina era fiton shpejtësi deri në 7 m/sek, shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 1 ballë.
Temperaturat parashikohen:

