U dërgua me urgjencë në spital, ndërron jetë i dënuari në Vlorë, zbulohet shkaku

Mëngjesin e kësaj të mërkure, një i dënuar ka ndërruar jetë në burgun e Vlorës. Viktima është shtetasi B. Ll., 73-vjeç, banues në Vlorë.

Autoritetet zyrtare raportojnë se i dënuari është ndjerë keq në burg dhe rreth orës 09:20 është dërguar në spitalin e Vlorës, ku dhe ka humbur jetën.

Paraprakisht dyshohet se 73-vjeçari ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale. Viktima vuante dënimin në burgun e Vlorës, për veprën penale “Vepra të turpshme.”

Po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit dhe për përcaktimin e shkakut të humbjes së jetës.


Shtuar 16.10.2024 11:41