Kroacia vuan, por… në fund fiton

Gola dhe spektakël mes Kroacisë dhe Skocisë në ditën e tretë të Ligës së Kombeve, Liga A.

Ndeshja përfundoi 2-1, me skocezët që realizuan golin e barazimit në kohën e plotë të rikuperimit, por më pas iu refuzua nga VAR.

Christie kaloi në avantazh Skocinë në minutën e 33-të, më pas goli i barazimit kroat u shënua nga Matanoviç 36’ me asistimin e Perisic.

Në pjesën e dytë Kramaric 70’ shënon golin e parakalimit. Dukej e kryer, por në minutën e 95-të Adams (sulmuesi i Torinos) gjen goditjen që barazoi, pak para se VAR të vendosë të anulojë golin. Ndaj, një fitore e rëndësishme për Kroacinë, e cila ka 6 pikë.


Shtuar 12.10.2024 22:50

Tags: