Propozimi i presidentit Lula: Në kombëtare vetëm ata që luajnë në Brazil

Pa Neymar, Vincius, Rodrygo, Endrick e kështu me radhë. Një Brazil i përbërë vetëm nga lojtarë që luajnë në atdheun e tyre. Është propozimi absurd i presidentit brazilian Luiz Iníacio Lula da Silva, i cili kërkoi që pas fitores 2-1 të Seleçaos ndaj Kilit e vlefshme për eliminatoret e Botërorit 2026, përjashtimin nga kombëtarja të lojtarëve që luajnë jashtë vendit.

Duke nënvizuar se dy golat e ekipit të trajnerit Dorival Junior u shënuan nga Igor Jesus dhe Luiz Henrique, të cilët të dy i përkasin Botafogos, Lula shpjegoi se “për momentin nuk ka gjithë ata yje mes atyre që luajnë jashtë. Nuk është Garrincha apo Romario. Në ekipet e huaja, vetëm shumë lojtarë të rinj që nuk janë ende yje. Në Brazil ka lojtarë të mirë të së njëjtës cilësi, kështu që ne duhet t’u japim mundësi atyre që janë këtu”.

Lula më pas zbuloi se së fundi u takua me presidentin e Federatës së Futbollit (Cbf) Ednaldo Rodrigues, me të cilin diskutoi idenë që synon të çojë përpara, e cila pason atë që po ndodh në Angli me ekipin kombëtar të regbisë.


Shtuar 12.10.2024 15:00