FOTO/ Moderatori shprehet hapur: Jam refuzuar sek*ualisht për shkak të peshës

Moderatori Ronaldo Sharka ka ndarë një histori personale me ndjekësit e tij në rrjetet sociale, për shëndetin fizik.

Ai shprehet se për shkak të peshës është refuzuar disa herë seksualisht, ndërsa bën thirrje që ‘të vazhdojnë aktivitetin fizik apo palestrën dhe mos qëndroni në kafe’.

Gazetari ka ndarë disa foto duke treguar masat e tij trupore dhe një foto nga palestra, me disa kile më pak.

“Askush nuk flet për këtë por po e them unë: Jam ndjerë shpesh herë i refuzuar seksualisht për shkak të peshës sime. Të jesh mbipeshë nuk është ok! Ju gënjejnë kur ju thonë që duhet ta doni trupin tuaj sido të jetë ai. Ju meritoni trupin që ëndërroni ndaj ngrihuni nga ajo kafe dhe nisni palestrën”, shkruan ai.

View this post on Instagram

A post shared by Ronaldo Sharka (@ronaldo.sharka)


Shtuar 11.10.2024 19:42