Ramadani, lider në Serinë A për numrin e rikuperimeve

Ylber Ramadani është “rikuperuesi” më i mirë në Serinë A. Sipas statistikave të Ligës së Futbollit, mesfushori i Leçes dhe Kombëtares Shqiptare është me 60 rikuperime, i pari në Serinë A.

Pas tij, dy lojtarë të Napolit: Lobotka ( 49 ) dhe Anguissa (45). Belahyane (44) dhe dyshja Duda-Dodò mbyllin pesë vendet e para.

Megjithatë, në dy ndeshjet e fundit, mesfushori kuqezi është konsideruar si një yll në rënie, me Milanin dhe Udinesen ku rendimenti i tij nuk ka qenë në nivelin e mëparshëm.

Madje, në humbjen 1-0 në fushën e Udines, goli i kundërshtarit lindi pikërisht nga një gabim i bërë nga ana e tij.


Shtuar 8.10.2024 17:30