Dy furgona përplasen në aksin Levan- Tepelenë, mbeten të plagosur 6 pasagjerë (FOTO)

Një aksident ka ndodhur pak minuta më parë në autostradën Levan- Tepelenë, në vendin e quajtur Buzmadh.

Dy furgonë janë përplasur me njëri- tjetrin dhe për pasojë janë lënduar 6 pasagjerë.

Sipas informacioneve paraprake, të lënduarit me dëmtime të lehta janë dërguar menjëherë drejt Spitalit Rajonal Fier, ku ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Në vendngjarje ndodhet policia dhe grupi hetimor të cilët po punojnë për zbardhjen e detajeve të aksidentit.


Shtuar 4.10.2024 18:55