Kreu i grupit parlamentar të PD, Gazmend Bardhi parlajmëroi seancë të tensionuar të enjten në Kuvend.
Në një dalje për mediat pas mbledhjes së grupit në selinë blu, Bardhi deklaroi se nuk do të ketë më qetësi në seanca plenare, për aq kohë sa maxhoranca i ka shpallur luftë opozitës.
Ai theksoi se depuetët demokratë do të regojnë në cdo formë e mënyrë për të kundërshtuar burgosjen politike të Ervin Salinjit dhe të opozitës.
Bardhi e cilësoi absurd kallzimin penal ndaj deputetëve të PD për djegien e 10 karrikeve në kuvend.
Bardhi deklaroi se deputetë nuk do të tërhiqet por do të dalin në ballë të betëjës kundër veprimeve arbitrare dhe tentativave të PS për asgjesimin e opozitës.