Egla Ceno moderatore në Top Channel, ja kush do të jenë vajzat që do të drejtojnë emisionin “Goca dhe Gra”

“Goca dhe Gra” dhe këtë sezon pritet të jetë një “bombë” e vërtetë! Thënë kjo me ‘plot gojë’ pasi kuptuam se kush do të jenë moderatoret.

Pas Heidi Bacit e 4 vajza të tejra, mjaft të shkathëta dhe të zonjat pritet t’i bashkohen në moderim ish-banores së Big Brother Vip.

Xhilda Luzi, Rudina Dembacaj, Jorida Rustemi dhe Egla Ceno janë 4 moderatoret e tjera e emisionit “Goca dhe Gra”. Ky emision do të rikthehet në ekranin e Top Channel nga data 5 tetor, çdo të shtunë në orën 22:00.


Shtuar 28.09.2024 17:08