Apeli dënoi me një vit burg Salianjin, Prokuroria e Tiranës dërgon shkresën në Kuvend

Prokuroria e Tiranës ka dërguar në Kuvend shkresën për deputetin demokrat Ervin Salianjin, i cili u dënua nga Gjykata e Apelit me një vit burg për kallëzim të rremë. Vendimi i Apelit u shpall dje nga trupi gjykues me relatore Elona Toro dhe anëtarë Iliba Bezati dhe Genti Shala. Pas shkresës së Prokurorisë pritet nisja e procedurave për ndërprerjen e mandatit të deputetit.

Salianji është dënuar së bashku me Albert Veliun, që pritet të vuaj dënimin me 10 muaj burg si dhe gazetarin Jetmir Olldashi me 100 orë punë komunitare. Apeli në vendimin e sotëm, ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë në Tiranë.

Shkalla e parë vendosi që Salianji të dënohet për kallëzim të rrëmë, në lidhje me një denoncim që ka bërë për vëllanë e ish-Ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafa, Agron Xhafa. Në audio-përgjimin që publikoi Salianji, thuhej se Agron Xhafa ishte pjesë e një rrjeti kriminal të trafikut të lëndëve narkotike.


Shtuar 27.09.2024 11:53

Tags: ,