Mbledhja e Kryesisë së PD-së, Berisha: Deputeti i doli ballë kreut të krimit në Shqipëri

Kryesia e Partisë Demokratike është thirrur në një mbledhje urgjente pas vendimit të Apelit për të lënë në fuqi dënimin me 1 vit burg të Ervin Salianjit lidhur me çështjen “Babale”.

Në nisje të mbledhjes, fjalën e ka mbajtur kryedemokrati Sali Berisha, i cili ka thënë se dënimi i Salianjit ka qenë një ngjarje plotësisht e parashikuar, por e pandodhur që nga vitet më të zeza të diktaturës dhe deri më tani në Shqipëri.

Më tej, Berisha e ka cilësuar heqjen e lirisë së Salianjit një luftë të hapur dhe një hakmarrje primitive që kryeministri Rama i ka shpallur PD-së, opozitarëve dhe mbarë qytetarëve.

Berisha: Një ngjarje plotësisht e parashikuar dhe e pa ndodhur që nga vitet më të zeza të diktuarës. Sot deputeti Ervin Salianji, me padinë e narkotrafikantit ndërkombëtar, Geron Xhafa, u dënua me një vit burg për guximin që tregoi, për detyrimin që përmbushi ndaj demokratëve, ndaj qytetarëve, zgjedhësve të tij, duke denoncuar një lidhje të tmerrshme kriminale e cila kishte pasoja, trafiqe të egra, zhdukje personash, vrasje, të një prej klaneve më të fuqishme, të ministrit të brendshëm Fatmir Xhafa.

Me këtë akt, Edi Rama shpalli luftë të hapur PD-së, opozitarëve dhe mbarë qytetarëve. Asnjë njeri i ndershëm nuk mund të konsideroj ndryshe dënimin e Salianjit veçse një hakmarrje primitiv e klaneve më të egra mafioze, të cilat midis një prite diku në errësirë zgjodhën narkoshtetin për ti dhënë përgjigje hakmarrëse që mendonin.

Të dashur demokratë, sot Geron Xhafa, arriti të dënojë deputetin guximtar, Ervin Salianji. Pse? Sepse ai në ndërgjegjen e tij, në idealet e tij, zgjodhi të jetë përfaqësuesi juaj i vërtetë, zgjidhi midisi kokë uljes, indiferencës, zgjodhi t’i thotë kriminelit, kriminel.

Ky përqafues i juaj zgjodhi më të ndershmen ndaj jush, më të guximshmen, nuk pranoi t’i sakrifikojë, por doli ne shesh e u tha shqiptarëve se Geron Xhafa drejton trafiqet ndërkohë që është i dënuar në Itali. Nuk shpifi dhe nuk mashtroi, ai ishte i dënuar. Sot Ervin Salianji është i dënuar se për ju ai guxoi ti dalë ballë për ballë kreu të krimit në Shqipëri.

Dënohet në një proces që edhe në diktuarat më të errëta, vështirë të ndodhte. Diktuara komuniste i kishte ligjet, që po të sulmoje kryeministrin dënoheshe, ligjet e vendit nuk ka një gjë të tillë, por efekti është i njëjtë. Padinë e bën krimineli, trafikanti.


Shtuar 26.09.2024 21:18