Kampionati i Barcelonës ka filluar në një mënyrë vërtetë të pabesueshme, thuajse e papritur pas sezonit të kaluar dhe një tjetër vere të vështirë.
Gjashtë ndeshje dhe gjashtë fitore, vendi i parë në renditjen e La Ligas me 4 pikë më shumë se Reali i Madridit. Siç thuhet në faqen zyrtare të spanjollëve, është një nga fillimet më të mira në historinë e klubit.
Kjo është vetëm hera e shtatë që Barça arrin të fitojë gjashtë ndeshjet e para të kampionatit dhe vetëm dy herë ka arritur të bëjë më mirë: ky sukses u arrit nga Tata Martino, i cili vendosi rekordin e tetë fitoreve në sezonin 2013/14, ndërsa Ernesto Valverde, fitoi shtatë në 2017/18. Katalanasit do të luajnë në shtëpi kundër Getafes të mërkurën dhe për këtë arsye mund të përputhen me rezultatet e arritura nga trajneri që tani është në krye të Athletic Club.
Me gjashtë fitore radhazi, së bashku me Hansi Flick, janë anglezi James Bellamy (sezoni 1929/30), i madhi Johan Cruyff (1990/91), Louis van Gaal (1997/98), Pep Guardiola (2009/10) dhe i ndjeri Tito Vilanova (2012/13).