Nëntë fëmijë dhe një i rritur mbetën të vdekur si pasojë e një aksidenti masiv ku u përfshinë 18 automjete në shtetin e Alabamas në SHBA.
Autoritetet thanë se moshat e fëmijëve që humbën jetën tragjikisht varionin nga nëntë muaj deri në 17 vjeç.
Dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë rruga e lagësht, që ka shkaktuar përplasjet seri të automjeteve. Zona është përfshirë nga një stuhi tropikale, që ka shkatërruar dhjetra shtëpi.
Foshnja 9 muajshe vdiq në një automjet së bashku me të atin.
Tetë viktimat e tjera ishin në një automjet që i përkiste një shtëpie strehimi për vajzat e braktisura, të lënë pas dore, ose të abuzuara. Më e vogla mes viktimave në këtë automjet ishte katër vjeç.
Pesë persona të tjerë u lënduan gjatë përplasjes, por asnjë nuk ndodhet në gjendje kritike për jetën.
Një 24-vjeçar dhe një djalë tre-vjeçar u vranë gjithashtu në Alabama të shtunën kur një pemë ra mbi shtëpinë e tyre, ndërsa një person tjetër rezulton u zhdukur.
Stuhia tropikale solli shi të rrëmbyeshëm në pjesën më të madhe të Alabamës veriore, Luiziana dhe Xhorxhia në orët e vona të së shtunës.