Tragjedi në Porto Romano/ Dyshohet se u rrëzua aksidentalisht nga anija, humb jetën 22-vjeçari

Një 22-vjeçar ka humbur jetën. Ngjarja ka ndodhur në Porto Romano. Sipas policisë së Durrësit, dyshohet se 22-vjeçari është rrëzuar aksidentalisht nga shkallët e një anije.

I riu ishte pjesë e ekuipazhit dhe për pasojë ka humbur jetën. Sakaq grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të rastit.

Durrës/Informacion paraprak

Rreth orës 12:00, në Porto Romano, dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht nga shkallët e një anijeje, shtetasi Y. B., 22 vjeç, pjesëtar i ekipazhit, i cili si pasojë ka humbur jetën. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të rastit.


Shtuar 16.09.2024 14:25