FOTO/ Heidi Baci “braktis” Shqipërinë? Kush është mashkulli që e shoqëron

Ish-banorja e “Big Brother Vip 3”, Heidi Baci, ditëve të fundit është zhdukur nga rrjetet sociale, duke bërë rrallë herë postime, gjë e cila ka ngjallur kuriozitet tek publiku.

Në anën tjetër u fol se shkak i zhdukjes së saj është bërë krisja me Romeon, i cili gjithashtu poston rrallë në “Instagram”, madje vetëm foto nga filmi me Elvana Gjatën.

Heidi është folur se do të jetë pjesë e panelit të Goca dhe Gra, bashkë me Ilnisën.

Deri më tani, këto dy emra thuhet nga zërat se janë të konfirmuara, pasi emra të tjerë që përfliten janë Roza Lati, Erjola Doçi, Françeska Murati.

Ndonëse para nisjes të sezonit televiziv “paparazzi”, ka zbuluar se Heidi është parë në aeroportin e Tiranës e shoqëruar nga daja i saj.

Heidi do të kalojë pak ditë në Itali, ku dhe do rikthehet sërish në Shqipëri.


Shtuar 13.09.2024 11:48