Moti i paqëndrueshëm me reshje të dendura shiu, erë e fortë dhe shtrëngata, ka përfshirë gjithë vendin.
Si pasojë e këtyre kushteve të vështira atmosferike, janë evidentuar disa dëme në unazën perëndimore të qytetit, ku disa pemë janë rrëzuar.
Një prej tyre ka rënë mbi një automjet të parkuar, por fatmirësisht nuk ka persona të lënduar.
Drejtoria e Shërbimeve dhe Punëve Publike, ka qenë në terren që në orët e para të mëngjesit, duke punuar për pastrimin dhe riparimin e dëmeve të shkaktuara nga moti i keq.