Jamarbër Malltezi del nga SPAK: Akuzat ndaj meje e Berishës, gënjeshtra të trasha

Jamarbër Malltezi: “Akuza të trasha. Gënjejnë kaq shumë këto prokurorë, janë afërmendsh shërbyes të qeverisë. Kanë gënjyer dhe janë për tu keqardhur.

Kush i bën të gënjejnë aq trashë, sa nuk vendosin planin e 2008, i firmosur nga Edi Rama. Njerëz që gënjejnë, thjesht duhen mëshiruar.

Nga njëra kemi Ramën që nxjerr 4 VKM për të vjedhur pronën e pronarëve, nga ana tjetër, kemi ndërtimin e çerdheve. Janë të njëjtat akuza. Jemi në situate afërmendsh. Aty nuk isha as 5 minuta, nuk pashë më shumë.


Shtuar 11.09.2024 14:47